Botërori i sporteve ujore

Sporti

Botërori i sporteve ujore

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Botërori i Sporteve Ujore në Fukuoka ka ulur siparin të dielën.

Kina ishte rekordmenia e medaljeve, ndërsa numëron 20 medalje të arta. Madje mbi të gjitha dominoi në hedhjet nga trampolina dhe platforma 10 metra, pa harruar notin artistik, apo dhe notin në pishinë, aty ku u dallua Haijang Çin.

Australia ishte pas Kinës, sidomos me rekordet e thyera në not, teksa spikatën O’Kallagan, Mekkevoi etj. Garave nuk mund t’i mungonin legjendat si Ledeski, apo lituanezja Meluitite.

Vaterpolo ishte për Holandën për femra dhe Hungarinë për meshkuj. Kurse në notin e hapur në distanca 5 dhe 10 kilometra spikati Gjermania.

Një eveniment spektakolar që për dy javë mbajti të përqendruar të gjithë sportdashësit shqiptarë, mbi të gjitha të apasionuarit e notit. Numërohen të paktën 8 rekorde botërore të thyera në finalet e notit dhe 2 rekorde të reja botërore për të rinj, ndërsa rekordet e reja nuk munguan as në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat