Fillon meçi i parë: Dielli Vranoci bokson kundër turkut

Sporti

Fillon meçi i parë: Dielli Vranoci bokson kundër turkut

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 20:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka filluar të zhvillohet meçi i parë i mbrëmjes së madhe të boksit që po zhvillohet në "Fadil Vokrri" të Prishtinës, ku meçi kryesorë është ai mes Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi.

Meçi në kuadër të përballjes së madhe mes Robin Krasniqit dhe Mohammedit, këtë mbrëmje e nis meçi mes boksierit nga Peja, Dielli Vranoci dhe atij nga Turqia, Burak Akkus.

Dielli nuk ka asnjë humbje në karrierë, ndërsa ka një bilanc prej pesë fitoreve dhe dy humbjeve.

Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi pritet të boksojnë pas orës 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat