Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Rama premton ndërtimin e ambienteve të reja sportive

Sporti

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Rama premton ndërtimin e ambienteve të reja sportive

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 10:54
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka premtuar ambiente të reja sportive në kryeqytet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Rama tha se organizimi i lojërave mesdhetare në Kosovë është një fitore e të gjithëve, derisa tha se kjo ngjarje do t’ia hap një derë të madhe të gjithë sportit në vend.

Rama: Do të ndërtojmë ambiente të reja sportive

“Ne do të optimizojmë infrastrukturën ekzistuese dhe në mënyrë strategjike do të shtojmë objekte të reja. Po, do të ndërtojmë ambiente të reja sportive se angazhimi ynë shtrihet edhe përtej këtyre lojërave. Do të ndërtojmë stadiumin olimpik të premtuar me të gjithë qendrën sportive, me qëllimin që të krijojmë një trashëgimi të qëndrueshme infrastrukturore që do të gëzojmë edhe përtej vet ngjarjes në shërbim të fuqizimit të atletëve tanë. Kanë mundësi që të shkëlqejnë kudo në arenat sportive ndërkombëtare. Për më tej do të shfrytëzojmë potencialin e stadiumeve dhe të palestrave ekzistuese në të paktën 10 komuna të ndryshme të Kosovës”, tha ai.

Në konferencë për media nga aeroporti “Adem Jashari” në kryeqytet, Rama tha se Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” do të jenë ngjarja më e madhe ndërkombëtare që pritet të zhvillohet në Kosovë.

Rama: Prishtina 2030 do t’i hap një derë të madhe të gjithë sportit në Kosovë

“Për herë të parë një qytet jo bregdetar, Prishtina jonë bëhet mikpritëse. Do të jetë kjo hera e parë në histori të Lojërave Mesdhetare ku do t’i bashkojnë forcat dy shtete, disiplina e lundrimit thelbësore në lojërat mesdhetare do të luhet në brigjet e Durrësit. Ky partneritet strategjik me vëllezërit tanë në Shqipëri e krijon një platformë barazie për të gjitha vendet pjesëmarrëse. Përmes tij synojmë t’i frymëzojmë të tjerët përtej kufijve dhe me përqafu frymën e bashkëpunimit sportiv që nuk njeh asnjë kufij. Rëndësia historike e edicionit të 21-të lojërave mesdhetare shkon përtej këtyre risive, ato do të jenë ngjarja më e madhe ndërkombëtare që pritet të zhvillohet brenda vendit tonë qysh prej pavarësisë e këndej. Kjo ngjarje do t’ia hap një derë të madhe të gjithë sportit kosovarë duke i mundësuar më tej çdo federate me qenë nikoqire e ngjarjeve ndërkombëtare në disiplinën përkatëse”, shtoi Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat