Musa Selimi, Abedin Bahtiri, Sami Ademi, Lulzim Tafa, Arben Halili dhe 10 të tjerë janë fituesit e Çmimit “Oskari i Artë Olimpik”

Sporti

Musa Selimi, Abedin Bahtiri, Sami Ademi, Lulzim Tafa, Arben Halili dhe 10 të tjerë janë fituesit e Çmimit “Oskari i Artë Olimpik”

Nga: K. G. Më: 17 tetor 2023 Në ora: 15:01
Shaban Tërstena dhe Musa Selimi

Në një ambient të bukur në hotelin “Aleksander Palace” në Shkup, u nda çmimi “Oskari i Artë Olimpik” nga sportisti më i mirë i shqiptar i të gjitha kohërave, ish mundësi Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988.

Në ceremoni ishin shumë figura të shquara, si trajneri i trajnerëve në Kosovës, Ajet Shosholli, legjenda e boksit Zahir Shabani, kryetari i Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut në boks, Faton Salihu etk.

Musa Selimi e Sami Ademi dhe 13 të tjerë janë fituesit e Çmimit “Oskari i Artë Olimpik”.  

Image

Fituesit e Çmimeve

Shaban Tërstena ka disa fjalë interesante për ceremoninë që ka organizuar për vitin e shtatë më radhë. 

“Në një ambient të ngrohtë, kisha nderin dhe kënaqësinë që edhe këtë edicion të Oskarëve të Artë Olimpik, tani më tradicionalisht e shtata me radhë u mbyll me legjendat e ndryshme ata kontribuues  sferën e artit, sportit, akademik të shquar nga vendi dhe jashtë vendit, gazetarë dhe të tjerë.

Image

Sami Ademi - djathtas dhe Shaban Tërstena - majtas 

Realisht deri më tani të gjitha organizimet kanë qenë të veçanta, por ky i ditës së sotme përmbushi edhe mozaikun edhe më shumë, ishte diçka më ndryshe nga herave tjera.

Me shumë respekt dhe dashamirësi ndava 15 çmimet Oskarëve të Artë Olimpik për njerëzit e veçantë të jetës publike të cilët secili prej tyre japin një frytshmëri unikat në shoqërinë tonë. 

Image

Shaban Tërstena e Lulzim Tafa

Në vijim do rendis 15 fituesit e çmimit të Oskarëve të Artë Olimpik, të cilët i ndava nga vetë dora ime si një kampion i historisë botërore. 

"Kolegji AAB " në Prishtinë, Rektori, prof. Dr. Lulzim Tafa 

Image

Shaban Tërstena e Arben Halili 

Moderatorë në TVM2 Avni Qaili 

Universiteti “Hasan Prishtina” Dekani i sportit, Prof. Dr. Musa Selimi 

Image

Pronari i "Focus Print ", Imer Gogjufi

Piktor, Prof. Miftar Memeti

Gazetar TV24– Mishko Ivano 

"Kolegji Universi " Dekani i sportit, Prof. Dr Abedin Bahtiri 

TV - Klan Maqedoni, drejtor Arben Halili 

Gazetari sportiv Igor Ivanovski

Gazetari sportiv Sami Ademi 

Aktori Sabedin Selmani

Shkolla e Muzikës në Tetovë, Prof.Ljupço Perinski 

Foto Bruno, Agim Thaqi 

Gazetari sportiv – Goran Milkovski

Miku i kampionit  Bilgin Xheladini

Të gjithë fituesit të këtij çmimi në forma të ndryshme kanë kontribuar për ngritjen dhe avancimin e jetës time sportive dhe jo vetëm, për ndarje të Oskarëve të Artë Olimpik.

Këtë vit përmbylla me ndarjen e 15 çmimeve ashtu siç i ceka më lartë,  ndërsa në vitin 2024 vijoj edhe me çmime të reja ku ky vit që po pason është edhe 40 vjetori, jubileu  i fituar të medaljes së artë në Los Angelos. Na presin befasi shumta”, ka thën[ë Tërstena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat