Lojtari i hokejit gjeti vdekjen pasi u godit nga kolegu, babai po e shihte live në internet ndeshjen

Sporti

Lojtari i hokejit gjeti vdekjen pasi u godit nga kolegu, babai po e shihte live në internet ndeshjen

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 21:00
Lojtari i hokejit

Babai i lojtarit amerikan të hokejit, i cili vdiq nga një aksident i frikshëm në Britani, po eshikonte ndeshjen në internet 6437 km larg në Minesota, zbuloi sot halla e tij. Ylli i Nottingham Panthers, Adam Johnson vdiq kur fyti i tij u pre aksidentalisht nga tehu i patinave të kundërshtarit të Sheffield Steelers, Matt Petgrave, teksa ata u përplasën. 29-vjeçari u ngrit për një kohë të shkurtër, me gjakderdhje të madhe, përpara se të rrëzohej përsëri gjatë lojës në Sheffield.

Ai mori kujdes të menjëhershëm mjekësor dhe u dërgua në spital, por nuk mundi të shpëtohej.

Tezja e tij Kari Johnson tha se ajo dhe babai i Johnson, Davey Johnson, i cili është vëllai i saj, po shikonin të dy në internet teksa ndodhte tragjedia në Utilita Arena.

“Ne e pamë atë që ndodhi. Ishte e tmerrshme. Unë as nuk mund ta përshkruaj sepse askush nuk duhet të jetojë me atë që pamë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat