KK Arena kremtoi një dekadë të themelimit: Përvjetori na gjen më shumë suksese 

Sporti

KK Arena kremtoi një dekadë të themelimit: Përvjetori na gjen më shumë suksese 

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 19:43
Pamje nga stërvitja

Klubi i karatesë Arena Pejë mbrëmë festoi vitin Jubilar, 10 vjetorin e themelimit.

Një dekadë me suksese të klubit pejan.

Synimet e këtij klubit janë që të shumëfishohen sukseset në dekadën e dytë.

Image

Bajram Desku

Trajneri Bajram Desku me stafin e tij po bëjnë një punë të madhe.  

Në prezencë të kryesisë së klubit, stafit të trajnerëve, nxënësve, prindërve të nxënësve, miqve dhe mysafirëve, në një koktej të mrekullueshëm festuam 10 vjetorin e themelimit me shumë suksese.

Image

“Përvjetori Jubilarë na gjen më shumë suksese e rezultate që na rangojnë ndër klubet më të suksesshme në rangun shtetëror, kurse në rangun e qytetit dhe në rrafshin e Dukagjinit na rangon në vendin e parë.

Këto suksese nuk janë të rastësishme, por janë përkushtimi dhe puna profesionale e trajnerit tonë të mirënjohur Instruktorit sensei Bajram Desku

Falënderojmë kryesinë e klubit, kryetarin, të gjithë nxënësit, prindërit e tyre dhe të pranishmit. Falënderojmë veç e veç të gjithë ata që kontribuan në klubin tonë nga themelimi e deri më sot.

Kryesia e klubit ju uron për përvjetorin e klubit, duke ju dëshiruar suksese tjera në vazhdim”, thuhet nga KK Arena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat