Sporti shqiptar në zi

Sporti

Sporti shqiptar në zi

Më: 12 janar 2024 Në ora: 13:44
Dritan Mezini

Këshilltari Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Dritan Mezini, është ndarë nga jeta papritur për shkak të një ataku kardiak.

Dritan Mezini ndërroi jetë në moshën 53 vjeçare. Pas ndarjes së parakohshme nga jeta të tij, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më, pasi paditen e djeshme ishin së bashku në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

“Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante.

Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumërespektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës.

Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe”, shkruan kreu i qeverisë.

Gjithashtu ka reaguar edhe KOKSH, ku shprehet se Dritan Mezini ishte mentor dhe mbështetës i madh i sportit.

“Komiteti Olimpik ka humbur një mik, mentor, koleg dhe një mbështetës të madh të sportit.

Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të gjithë miqve të Tanit. Lamtumirë Tani, u prehsh në paqe!”, njofton KOKSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat