Fetahu shkëlqen në Bullgari

Sporti

Fetahu shkëlqen në Bullgari

Më: 14 janar 2024 Në ora: 11:42
Fetahu

Jumna Fetahu e ka vazhduar aty ku e ka lënë. Atletja e talentuar shiptare, anëtare e KA “7 Maji” nga Shkupi, edhe vitin e ri 2024 e ka nisur me suksese.

Në turneun e 53-të ndërkombëtar për seniorë (meshkuj dhe femra) në atletikë “AKADEMIC” në sallën sportive “ASICS” Arena në Sofje të Bullgarisë, ajo shënoi sukses për lakmi duke dal e dyta në hedhjen e gjyles (4kg). Jumna ka arritur rezultatin 11 metra e 29 cm. Vendin e parë e zuri bullgarja, Hristijana Vasileva me 11 metra e 75 cm, kurse e treta doli bullgarja tjetër Teodora Petrova me rezultat 10 metra.

Në turne kanë marrë pjesë garues mbi 23 vite më të vjetra se Jumna.

Jumna Fetahu dhe trajneri i saj Gjorgji Vuçkov po bëjnë çudira në garat maqedonase dhe ndërkombëtare. Mos të harrojmë se ajo është vetëm 15-vjeçe.

Ky është vetëm një fillim i ri në vitin e ri 2024, ndërsa nga Jumna presim edhe shumë medalje e rezultate gjatë këtij viti që sapo ka filluar. Ky turne ishte organizuar nga ana Federata e atletikë e Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat