Vdes sportistja në moshën 17-vjeçare!

Sporti

Vdes sportistja në moshën 17-vjeçare!

Nga: K.G. Më: 18 prill 2024 Në ora: 14:50
Maria Herranz

Gjimnastja e re, Maria Herranz (17 vjeç), vdiq të enjten në Spitalin Universitar në Cabanillas del Campo, në Guadalajara të Spanjës.

Vajza që përfaqësonte kombëtaren spanjolle në gjimnastikë vdiq si pasojë nga sëmundja meningjiti, njoftoi këshilli i qytetit në Guadalajara, transmeton gazeta spanjolle "Marca".

"Maria u largua papritur nga ne për shkak të një meningjiti të tmerrshëm që e mori atë për vetëm 24 orë, duke e lënë qytetin në trishtim të pangushëllueshëm.

Këshilli i qytetit shprehë dhimbjen dhe me ngushëllimet më të thella për të gjithë familjen e Maris dhe miqve, veçanërisht për prindërit e saj, Raquel dhe Alfonso, vëllai i saj më i vogël, gjyshërit, xhaxhallarët dhe kushërinjtë, shumë prej të cilëve janë banorë të komunës, ne gjithashtu shprehim ngushëllimet tona për kolegët e saj nga Guadalajara”, thuhet mes të tjera në njoftimin e Këshillit Bashkiak.

Maria ishte e specializuar në trampolinë dhe mori pjesë me Spanjën në Kampionatin Botëror që u mbajt në Birmingham në nëntor të vitit 2023 dhe garoi në grupmoshat nga 17 deri në 21 vjeç.

Vitin e kaluar, ajo ishte e katërta në Spanjë në kategorinë ekipore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat