Berger Heinrich “mbret” i Tour de Kosova

Sporti

Berger Heinrich “mbret” i Tour de Kosova

Nga: Fazli BERISHA Më: 14 gusht 2013 Në ora: 18:18

Çiklisti gjerman i skuadrës Profi-Line Berger Heinrich pasi fitoi etapën e parë dhe të tretë, duke bartur fanellën e verdhë për katër ditë sot në mbyllje u shpall më i miri i Tour de Kosova pasi në kohë të përgjithshme 9h42’53” ishte më i suksesshmi. Fituesi i etapës së katërt është Esad Hasanoviç me kohë preh 2h30’13. Shpejtësia mesatare në këtë etapë ishte e mirë 38 km/h.

Me përfundimin e etapës së katërt ka ra edhe perdja e edicionit të 13-të të Tour de Kosova, që pas katër ditsh rrugëtimi me plotë sprova dhe emocione e besa edhe brenga çiklisti gjerman i skuadrës Profi-Line nga Gjermania Berger Heinrich, i cili pati fituar etapën e parë dhe të tretë, duke bartur fanellën e verdhë për katër ditë dje në mbyllje u shpall “mbreti” i Tour de Kosova pasi arriti kohën e përgjithshme 9h42’53”. Me etapën e 4-të që u zhvillua në shtegun Ferizaj-Gjilan-Kamenicë-N. Brdo-Prishtinë i gjatë 115 kilometra, u mbyll gara, ndërsa më i miri në këtë etapë ishte çiklisti i skuadrës “Sanxhak” nga Novi Pazari pasi shtegun e kaloi për 2h30’13”, duke lënë në vendin e dytë fituesin e garës Heinrich me kohë prej 2h30’17” dhe i treti në cak arriti çiklisti i Kombëtares së Kosovës Olsion Velia me kohë prej 2h30’32. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve dhe mirënjohjeve u zhvillua në ambientet e hoteli “Sara” aty ku edhe ishin të akomoduar pjesëmarrësit. Shpërblimet dhe mirënjohjet në fund i ndanë për fituesin e garës z.Ibër Alaj, drejtor i DSK-s,ë ndërsa për vendin e dytë z. Besim Hasani, kryetar i KOK-ut. Me mirënjohje u nderuan të gjitha TV kombëtare të Kosovës, të cilat munguan në këtë ceremoni të ndarjes së shpërblimeve, ndërkaq nga media e shkruara me mirënjohje u nderua gazeta kombëtare”Bota sot”.

Nuha: Jemi të kënaqur me organizim dhe cilësi të garuesve

Kryetari i FÇK-së z. Avni Nuha duke falënderuar DSK-në dhe mbështetësit tjerë si Raiffesen Bank, ka thënë se gjatë këtyre ditëve kanë dëshmuar një organizim të mirë, ndërsa cilësia dhe rivaliteti i garuesve ka qenë më i madh se në edicionet e kaluara. Unë shpresoj se në edicionin e vitit të ardhshëm, në këtë garë do të kemi një numër më të madh të njerëzve dhe subjekteve që do të përfshihen në organizimin e këtij evenimenti shumë me rëndësi jo vetëm për çiklizmin e Kosovës, por edhe të vet Kosovës. Shpresoj të rritim fondet shpërblyese si dhe numrin e pjesëmarrësve.
Rezultatet e etapës së 4-të

1. Esad Hasanoviç Sanxhak(SRB) 2h30”13”
2. Berger Heinrich Pr.Line(Ger) 2h30’17”
3. Olsion velia Kosova(RKS) 2h30’32”

Renditja e përgjithshme

1. Berger Heinrich Pr.Line(Ger) 9h42’53”
2. Esad Hasanoviç Sanxhak(SRB) 9h48’46”
3. Hoeber Benjamin Pr.Line(Ger) 9h50’47”
4. Olsion Velia Kosova(RKS) 9h51’21”
5. Stefan Petrovski MKV VELO 9h56’59”

Renditja ekipore

1. Profi Line (Gjer) 29h49’46”
2. Kosova (RKS) 29h59’36”
3. MVK Velo (Mac) 30h25’01”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat