Rama e Gashi, optimistë para Zvicrës

Sporti

Rama e Gashi, optimistë para Zvicrës

Më: 8 tetor 2013 Në ora: 21:59

Objektivi i kuqezinjve në dy sfidat e fundit eliminatore të Botërorit Brazil 2014 është maksimumi i pikëve. Valdet Rama dhe Zhkëlzen Gashi, dy mesfushorët që dolën në konferencën e radhës për shtyp, transmetuan optimizëm edhe pse në përballjen e së Premtes Shqipëria do të provojë forcat me kryesuesen e Grupit E, Zvicrën. Futbollisti i Valladollid në Primera Divizion, që është shndrruar në një nga pikat më të forta të formacionti të De Biasit, premtoi se do të bëjë gjithçka për t’i dhënë fitoren skuadrës kuqezi, pse jo edhe të shënojë një gol me peshë.

I lumtur që do të mund të japë kontributin e tij për Shqipërinë, e shpreh edhe mesfushori i Grasshoper, Shkëlzen Gashi, për të cilin sfida me Zvicrën mbetet e veçantë.

Shqipëria aktualisht ndodhet në vendin e 5 në kuotën e 10 pikëve, por nëse kuqezinjtë marrin maksimumin në dy sfidat e radhës, ekzistojnë ende shanse për t’u renditur të dytët në grup, sigurisht në një përqindje të ulët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat