Kombëtarja e Zvicrës zbriti në aeroportin “Nënë Tereza”

Sporti

Kombëtarja e Zvicrës zbriti në aeroportin “Nënë Tereza”

Më: 9 tetor 2013 Në ora: 20:57

Kombëtarja e Zvicrës zbriti në aeroportin “Nënë Tereza” bashkë me koloninë e lojtarëve shqiptarë që militojnë në radhët e ekipit të Otmar Hitzfeld. Kryesuesit e Grupit E kërkojnë një pikë për të siguruar biletën drejt Brazilit dhe objektivi për ta është i qartë. Por përveç përqëndrimit që bardhekuqtë kanë tek ndeshja e së Premtes, disa prej tyre, pikërisht ata që janë përfolur për zgjedhjen e tyre, e ndiejnë peshën e vendit të origjinës. Mesfushori i Napolit, Blerim Xhemajli shprehet se edhe pse Zvicrës i nevojitet vetëm një pikë, do të luftojë për fitore. Ai shton gjithashtu se emocionet për debutimin në “Qemal Stafa mund të jenë të mëdha.

I emocionuar duket edhe Granit Xhaka, i cili pret që djemtë shqiptarë të Zvicrës të përballen me “ferrin” e tifozëve kuqezi në Tiranë dhe shton se ai gol në ndeshjen e parë vazhdon t’i peshojë ende shumë në kujtesë.

Me diplomat dhe i ftohtë shfaqet Valon Behrami, i cili e thjeshton situatën duke thënë se kjo është thjesht një ndeshje futbolli dhe asgjë më shumë.

Kombëtarja zviceriane është akomoduar në hotel “Sheraton” dhe stërvitjen e vetme do ta zhvillojë pasditen e së Enjtes në stadiumin “Qemal Stafa”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat