Ronaldo afër Messit

Sporti

Ronaldo afër Messit

Më: 13 janar 2014 Në ora: 09:03

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë rivalë të pandashëm në fushë dhe jashtë saj. Ata do të jenë të tillë edhe në Zurich ku do të jenë të ulur krah për krah në ceremoninë e Topit të Artë.

Sonte në mbrëmje do të mësojmë se kush është futbollisti më i mirë në botë për vitin 2013.

FIFA, në bashkëpunim me magazinën sportive franceze France Football do të shpallin fituesin e Topit të Artë. Në garë janë tre finalistë: Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Franck Ribery.

Sipas njoftimeve të fundit, ylli i Real Madridit është favorit për të fituar çmimin edhe pse mesfushori Ribery e mbylli vitin 2013 me pesë tituj të fituar për Bayern Munichun.

Sulmuesi i Barcelonës, Messi, konsiderohet me më pak gjasa, pasi kaloi një vit gjatë së cilit pësoi disa lëndime të shpeshta edhe pse e mbylli vitin me dy tituj të kampionit, në La Ligë dhe Copa del Rey.

Për më tepër, argjentinasi është fitues i Topit të Artë në katër edicionet e fundit.

Garë e nxehtë, nuk ka dyshim. Por, një tjetër fakt interesant nga gala mbrëmja në Zurich do të jetë qëndrimi i Ronaldos, krah për krah me Messin.

Sipas medieve spanjolle ata të dy do të jenë të ulur pranë njëri tjetrit. A do të bisedojnë ata? A do ta urojnë njëri tjetrin? Kamerat do të jenë mbi ta, pa e lënë anash Riberyn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat