Platini: FIFA e ka ndryshuar Topin e Artë, jo për të mirë

Sporti

Platini: FIFA e ka ndryshuar Topin e Artë, jo për të mirë

Më: 14 janar 2014 Në ora: 10:08

Kreu i UEFA-s, Michel Platini, beson se Topi i Artë ka përjetuar një ndryshim negativ qëkur FIFA e mori nën ombrellë ndarjen e këtij çmimi.
Cristiano Ronaldo u shpall futbollisti më i mirë në botë për vitin 2013, në dëm të Lionel Messi dhe Franck Ribery, ndërsa legjenda franceze beson se anësori i Bayern Munichut është dashur të nderohet për suksesin me klubin gjerman.

“Ronaldo është një fitues i bukur i Topit të Artë, por jam i zhgënjyer që nuk e fitoi Franck Ribery”, ka thënë Platini për L'Equipe 21, transmeton Telegrafi.

“Seriozisht, në vitin e ardhshëm ose në vitin pasues, do të shkojë përsëri te Messi ose te Ronaldo. Për 50 vite, mendoj se Topi i Artë ka marrë parasysh rezultatet dhe titujt dhe kjo nuk ndodh më”.

“Mendoj se nëse Franck nuk e fitoi në vitin kur i fitoi të gjitha titujt, ka një problem, ngjashëm siç ishte me futbollistët spanjollë në vitin 2010”.

“Diçka e ka ndryshuar Topin e Artë qëkur e mori FIFA”, ka deklaruar tri herë fituesi i këtij trofeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat