IFFHS: Ronaldo, kryegolashënuesi i vitit 2013

Sporti

IFFHS: Ronaldo, kryegolashënuesi i vitit 2013

Më: 15 janar 2014 Në ora: 16:34

Pas Topit të Artë, Cristiano Ronaldo me të drejtë ka arsye të jetë i lumtur, teksa vijon të fusë në xhep të tjerë trofe individualë. Këtë herë çmimi i radhës për asin portugez të Realit të Madridit vjen nga Instituti Botëror i Historisë dhe Statistikave të Futbollit, që e kurorëzoi Cristiano Ronaldon si golashënuesin më të mirë të vitit të shkuar me 25 gola në total. Ky klasifikim, që daton prej vitit 1991, merr parasysh vetëm golat e shënuar në ndeshjet e ekipeve kombëtare, Kupat Ndërkontinentale dhe Kompeticionet e tjera Kontinentale të FIFA-s në 365 ditë të vitit.

Pas dominimit të Lionel Messit për dy vjet radhazi, Cristiano Ronaldo ngjitet kështu sërish në majë të botës me 25 golat e realizuar prej tij, po aq sa argjentinasi i Barcelonës në vitin 2012 dhe po aq sa anglezi Vivian John Woodward në vitin e largët 1909. Nga këto 25 gola, luzitani 9 i ka realizuar me ekipin përfaqësues dhe 16 me Realin e Madridit, duke u bërë kështu portugezi i pari që e fiton këtë çmim nga IFFHS dhe i dyti lojtar nga klubi madrilen, pas legjendës Raul Gonzalez në vitin 1999. Në vendin e dytë pas Ronaldos renditet Ali Ashfaq nga Maldivet, sulmues i ekipit New Radiant, i cili vitin e kaluar ka realizuar 23 gola, ndërsa i treti me 20 gola është tuniziani Issam Jemaa. Suedezi i Paris Saint Germain, Zlatan Ibrahimoviç ndodhet i pozicionuar në vendin e katërt me 18 gola dhe pas tij Leo Messi me 3 gola më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat