Eberl flet për çështjen e Xhakës!

Sporti

Eberl flet për çështjen e Xhakës!

Më: 13 prill 2015 Në ora: 13:35

Mesfushori ofensivë nga Kosova, Granit Xhaka, ndryshe anëtar i kombëtare së Zvicrës, ka kohë që kampioni spanjoll, Atletico Madridi, është e interesuar për shërbimet e tija. Kampioni spanjoll ka marrë një përgjigje nga Max Eberl, drejtor sportiv i klubit të futbollit Monchengladbach. “Para pak javësh Xhaka e ka vazhduar kontratën me klubin tonë. Xhaka nuk e di nëse Atletico është vërtet i interesuar. Ajo që mund të them është se ne kemi kontratë me futbollistin, i cili 100 për qind mbetet në klubin tonë”, ka thënë Eberl. Xhaka po kalon formë të mirë me ekipin gjerman dhe synojnë kualifikimin direkt në Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat