Abrashi: Drejtësia erdhi në vend, përpara Shqipëria e madhe (Foto)

Sporti

Abrashi: Drejtësia erdhi në vend, përpara Shqipëria e madhe (Foto)

Më: 10 korrik 2015 Në ora: 11:19

Amir Abrashi si duket nuk ka bërë gjumë në sy duke pritur vendimin final nga CAS.
Mesfushori fantastik i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë i pari që ka shkruar në rrjetin social Facebook, pas dhënies së tri pikëve nga ana e CAS për Shqipërinë.

25-vjeçari i cili është pjesë e skuadrës gjermane Freiburg, ka shkruar në faqen e tij zyrtare se drejtësia erdhi në vendin e vet, transmeton Telegrafi.

“Erdhën tri pikët e shumëpritura. Drejtësia erdhi në vend. Përpara Shqipëria jonë e madhe ‪#‎AA6‬”, shkroi Abrashi.

Përpos këtij shkrimi, Abrashi vuri një foto fantastike, ku shihet duke kënduar himnin shqiptar në Beograd së bashku me Andi Lilën dhe Taulant Xhakën.

Erdhën tri pikët e shumëpritura. Drejtësia erdhi në vend. Përpara Shqipëria jonë e madhe #AA6

Posted by Amir Abrashi Official on Friday, July 10, 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat