Xherdan Shaqiri sulmon Interin

Sporti

Xherdan Shaqiri sulmon Interin

Më: 13 gusht 2015 Në ora: 22:56

Në konferencën e sotme për shtyp, Xherdan Shaqiri, u ndal të flas për aventurën e tij te Interi, duke i kritikuar ata për mënyrën se si u sillën me atë.

Sot sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, u paraqit edhe zyrtarisht si blerja më e re Stoke City dhe në konferencën për shtyp 23-vjeçari nga Zhergra u shpreh i lumtur me largimin nga Interi.

"Aventura ime te Interi nuk zgjati shumë dhe për këtë me të vërtetë më vjen mirë. Shumë gjëra nuk shkuan mirë, dhe tani jam i lumtur me kalimin tim te Stoke City. Më vjen mirë që koha ime te Interi përfundoi aq shpejt", tha Shaqiri për ish-klubin e tij.

Gjithsesi, këto fjalë nuk të çudisin shumë, pasi Shaqiri vazhdoi historinë e atyre lojtarëve që kur bëhen më klub të ti, fillojnë të flasin jo mirë për ish-ekipet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat