Shaqiri i përgjigjet kritikave të Effenbergut

Sporti

Shaqiri i përgjigjet kritikave të Effenbergut

Më: 14 gusht 2015 Në ora: 10:18

Ish-futbollisti i kombëtares së Gjermanisë dhe Bayern Munihut, Stefan Effenberg ditë më parë kishte akuzuar Xherdan Shaqirin se është transferuar te Stoke City vetëm për shkak të parave dhe është këshilluar keq nga agjenti i tij. Shaqiri para pak ditësh ka kompletuar transferimin më të shtrenjtë në histori të Stoke Cityt për 17 milionë euro, kurse ka edhe një pagë mjaft të lartë, raporton ‘Goal.com’. “Ai nuk është duke punuar për momentin, prandaj mund të flas, ai është një njeri i lirë. Gjithkush mund të flas kur është i lirë. Por nuk dua që ta komentojë këtë. Dua të koncentrohem në punën time, jam shumë i lumtur që jam këtu dhe nuk më pritet që të luaj. Kjo është puna ime dhe nuk është puna ime që të komentoj njerëzit se çka flasin”, ka thënë Shaqiri,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat