Shqipëria ka grupin, Portugalia ka Ronaldon

Sporti

Shqipëria ka grupin, Portugalia ka Ronaldon

Më: 7 shtator 2015 Në ora: 16:14

“AS” shkruan se Shqipëria do të luajë për historinë sonte ndaj luzitanëve në “Elbasan Arena”. Pasi djemtë e De Biazit shënuan fitore në Portugali 0-1, pas së cilës u dorëhoq dhe tranjeri Paulo Bento.
Tranjeri i ri i Portugezëve, Fernando Santos ka shansin të “thyejë” murin shqiptar, pasi këtë herë ka në dispozicion yllin e skuadrës, Kristiano Ronaldon.
Shqipëria shpreson të bëjë historinë, por nuk ka lojtarë individual, nuk është një kompjutër, ka një grup. Ndërsa Portugalia ka një yll, që kur është e nevojshme shndrin. Ashtu siç bëri dhe në ndeshjen ndaj Suedisë në “Kupën e Botës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat