Ja e vërteta e marrëdhënies Duka-De Biasi

Sporti

Ja e vërteta e marrëdhënies Duka-De Biasi

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 21:28

Pas humbjen me Portugalinë në media po krijohet iluzion se presidenti Duka nuk do të rinovoj me trajnerin Gianni De Biasi nëse kombëtarja jonë nuk arrin kualifikimin kur tashmë nuk është momenti për një diskutim të tillë pasi o sot o kurrë hallet e shtëpisë duhet harruar dhe vëmendja duhet përqendruar tek dy ndeshjet e mbetura me Serbinë dhe Armeninë.

Më njëherë pas humbjes me Portugalinë, në media është hedhur ideja se midis Dukës dhe De Biasit ka një krisje në mardhënien midis tyre dhe Duka do të largoj trajnerin italian nëse nuk arrihet objektivi i kualifikimit por që në të vërtëtë është një “furtunë në gotë”.

Dikush po kërkon që të fus përçarjen në kampin kuqezi duke sjell shpërqendrim nga objektivi kryesor që është kualifikimi. Ky dikush mund të jetë edhe media që pa kuptuar interesin kryesor të kombëtares krijon një mot me re në mot me diell.

Ka qënë pikërisht De Biasi i pari që pas fitores me Armeninë është shprehur se ka një ofertë tunduese nga Irani dhe se pas përfundimit të eleminatoreve ofertën e Iranit e shihte si aventurën e radhës.

Në një prononcim pas ndeshjes më Armeninë De Biasi thumboi me batutë Dukën duke i thënë se duhet të nxitonte të ofronte rinovimin sa nuk ishte vonë.

Po ashtu edhe Alban Bushi si pjesë e stafit të kombëtarës pati deklaruar në media se ne jemi të varfër për të mbajtur De Biasin edhe për edicionin tjetër të ndeshjeve eleminatore “Rusi 2018”.

Pas ndeshjes me Portugalinë ka pasur edhe një akuzë publike për De Biasin nga Ergys Kaçe duke e quajtur atë një trajner diktator që po largon talentet duke mos i dhënë mundësinë që të shfaqin potencialin e tyre me fanelën kuq e zi.

Një në intervistë për “Balkanweb” presidenti Duka ka hedhur poshtë çdo spekullim lidhur me të ardhmen e De Biasit duke thënë se kjo bisedë do të bëhet në kohën e vet dhe tashmë synimi dhe vëmendja është përqendruar tek dy ndeshjet e mbetura.

Burime pranë trajnerit bëjnë me dije se De Biasi do të largohet nga kombëtarja me dëshirën e tij pasi në drejtim të tij ka disa oferta tunduese që shkojnë më një pagë deri në 2 milion euro në sezon.

Një nga ofertat që është publikuar është ajo nga Arabia Saudite me vlerë 1.5 milion euro në sezon.

Më shumë se sa lajme boshe midis De Biasit dhe FSHF ka një xhelozi në heshtje se kush e ka bërë më shumë të famshëm njëri-tjetrin, kombëtarja De Biasin apo De Biasi kombëtaren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat