Benitez: Ronaldo e ka një vend në histori

Sporti

Benitez: Ronaldo e ka një vend në histori

Më: 12 shtator 2015 Në ora: 21:47

Rafael Benitez ka deklaruar se Cristiano Ronaldo e ka ‘betonuar’, vendin e tij në histori, pasi u bë golashënuesi më i mirë ndonjëherë i Real Madridit në La Liga, me pesë golat ndaj Espanyol.
Benitez ka thënë se Ronaldo e ka vulosur vendin e tij në histori dhe se lojtari do të tregojë paraqitje akoma më të mira.
“Numrat flasin vetë. Ai e ka një vend në histori”, theksoi Benitez.
“Shpresoj që të vazhdojë të shtojë në numrat e tij”, tha spanjolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat