Thaçi: Pjesëmarrja e Kosovës në Rio është fitore e madhe për sportin

Sporti

Thaçi: Pjesëmarrja e Kosovës në Rio është fitore e madhe për sportin

Nga: Hava Orana Xhukolli Më: 19 korrik 2016 Në ora: 16:32
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se ky është ekipi historik i Kosovës që do të marr jesë në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit.

“Ky është ekipi historik i Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit. Kosova do të konkurrojë me gjithsej tetë atletë në pesë sporte të ndryshme. Jam posaçërisht i lumtur që shumica e atletëve janë femra”, ka shkruar Thaçi. 

”Pjesëmarrja e Kosovës në Rio është fitore e madhe për sportin dhe për forcimin e identitetit shtetëror të Kosovës” ka shkruar Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Faceboook.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat