Gara e parë në suaza të pritjeve

Sporti

Gara e parë në suaza të pritjeve

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 23:53
Gara

Është zhvilluar gara e parë e kartingut për Kampionatin e Sivjetmë të Kosovës në Automobilizëm. Në Qendrën e Panaireve në Gazimestan, kanë marrë pjesë 11 garues nga katër auto klube, ndërsa nuk mungoi as interesimi i dashamirëve të kësaj discipline.

Për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve, gara u zhvillua në tri klasa dhe ishte mjaft interesante. Kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, është shprehur i kënaqur me ecurinë e saj. “Gjithçka ka shkuar ashtu siç e kishim menduar. Ishte një ditë e mirë për auto sportin dhe për kartingun në veçanti. Në përgjithësi pjesëmarrësit janë kënaqur në garë, ndërsa ne menjëherë duhet të mendojmë për garën rrethore, e cila në fundjavë zhvillohet në Ferizaj, e pastaj të përqendrohemi për ‘Drag Race’, e cila në program është me 6 e 7 korrik, për të cilën sivjet interesimi është i jashtëzakonshëm”, është shprehur Rexhepi pas përfundimit të garës së kartingut.

Rezultatet

Klasa e parë:

1.Ylli maliqi (Peja)

2.Dren Mariqi (Prizreni D&G)

3.Behram Rama (NIA)

Klasa e tretë:

1.Liri Kalenderi (Prizreni D&G)

2.Besnik Kameri (Eurogoma)

3.Lidra Haxhihasani (Peja)

4.Eris Maliqi (Peja)

Klasa e gjashtë:

1.Hasan Vuqitërna (Rahoveci)

2.Albin Memaj (Prizreni D&G)

3.Arbor Gutiqi (Peja)

4. Artan Hasanaj (diskualifikim)

Renditja ekipore:

1.Prizreni D&G 50 pikë

2.Peja 44 pikë

3.Rahoveci 20 pikë

4. Eurogoma 15 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat