Krenohen me Ritën

Sporti

Krenohen me Ritën

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 18:34
Rita Zeqiri

Klubi STEP nga Prishtina krenohet me notaren e saj, Rita Zeqiri e cila do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Lojërat Olimpike. “Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike “RIO 2016” , KN STEP i jep përkrahje maksimale dhe i dëshiron sukses në paraqitjen e parë Olimpike, sidomos shpresave tona për medaljet e para olimpike Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës. Si klub i notit përkrahje të veçantë keni për notarët, sidomos për Rita Zeqirin, dhe shpresojmë që ftesa e saj për pjesëmarrje në RIO të na shërbej si përvojë dhe eksperiencë e veçantë për normat olimpike për Olimpiadën e radhës Tokio 2020, për notarët tanë: Art Ahmedi, Dasar Xhambazi, Dion Kadriu, Sara Imeri, Eda Zeqiri”, thuhet mes të tjera nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat