Olimpistët nga Kosova besojnë në fitore në Rio 2016

Sporti

Olimpistët nga Kosova besojnë në fitore në Rio 2016

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 16:37
Ekipi Olimpik i Kosovës

(E plotësuar) - Ekipi Olimpik i Kosovës, i cili do ta përfaqësojë shtetin tonë në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit ka pranuar uniformën për Lojërat Olimpike në Rio 2016.

Gjatë pranimit të këtyre uniformave nga Komiteti Olimpik i Kosovës, është bërë e ditur se ato janë të përkohshme dhe ekipi olimpik i Kosovës do të pajiset me uniforma zyrtare në Rio de Janiero të Brazilit

Pas dorëzimit të uniformës, ekipi olimpik bashkë me kryetarin e KOK, u pritën në takim nga Ministri i Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, Kujtim Shala.

Shala ka thënë shtuar se kjo është një ngjarje e rëndësishme për Kosovën duke thënë se përfaqësuesit e Kosovës në Rio do të shkojnë dhe do të kthehen si fitues.

Shala: Pjesëmarrja juaj atje është fitore, do ju pres këtu si fitues

“Ky vërtetë është sukses dhe suksesi i parë është historik jo vetëm se ne themi por është një historik për shtetin tonë në nivel përfaqësimi të pjesëmarrjes dhe pajtohem me ju që ky është suksesi kryesor pavarësisht se si do të rrjedhin gjërat tjera...unë ju dëshiroj suksese juve të përmbyllni ashtu si keni menduar këtë cikël olimpik, dhe sportistëve, trajnerëve dhe gjithë ekipit që do të shoqëroj sportistët në këto gjëra kaq të rëndësishme patjetër që do të ju ndjekim unë do të jem këtu dhe do të ju pres kur të ktheheni. E rëndësishme është se ju po shkoni atje si fitues dhe e di se do të ktheheni si fitues” ka theksuar Shala.

Besim Hasani kryetar i KOK tha se kjo ngjarje është më shumë se sportive, duke e cilësuar atë si historike. Ai premtoi se përfaqësuesja kosovare do të japë maksimumin në Rio, duke shtuar që fitore për ta është edhe vetë pjesëmarrja në këto lojëra olimpike.

Hasani: Do japim maksimumin në mënyrë që ta nderojmë vetën dhe shtetin e Kosovës

“Lojërat olimpike paraqesin një rrugëtim historik dhe është ngjarja më e madhe jo vetëm sportive por edhe diplomatike dhe e biznesit dhe konsideroj që primare është paraditja e sportistëve dhe performanca e tyre atje. Nëpërmjet këtyre 8 sportistëve, trajnerëve tyre, delegacionit tjetër mbi 3 miliard njerëz e shohin tërë Kosovën, e shohin tërë shqiptarët dhe normalisht ne jemi të përkushtuar që atje të shfaqemi sa më mirë por të japim edhe maksimumin në mënyrë që ta nderojmë vetën por ta nderojmë edhe popullin edhe shtetin e Kosovës”, tha Hasani.

Edhe xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka premtuar se do të japë maksimumin në këtë ngjarje, duke kërkuar që të shijohet ky moment.

Kelmendi: Kjo ngjarje historike edhe për Kosovën, jo vetëm për sportin

“Me një ngjarje kaq të madhe është moment historik jo vetëm për sportin e Kosovës por edhe për Kosovën si shtet. Në fakt olimpiada është garë si çdo garë tjetër...të marrim në mënyrë ma sportive, me u mundu me shiju këtë sepse ndoshta është hera e parë  dhe e fundit, ndoshta jo vetëm për juve por edhe për mua që po shkojmë që po marrim pjesë që po e përfaqësojmë shtetin e Kosovës në lojërat olimpike kështu që me shku me jep maksimumin dhe me u mundu me shiju këtë moment këtë ngjarje sa më shumë që mundemi. Mos u merrni shumë çka po thonë njerëzit, çka po thonë vjen Presidenti vjen ky, vjen ai, ne e kemi punën tonë, ne kemi me jep maksimumin”, është shprehur Kelmendi.

Trajneri i xhudistës, Majlinda Kelmendi, Driton Kuka, gjatë takimit që patën me ministrin, iu tha lojtarëve se kjo është një mundësi për ta, pasi që siç tha ai nga këndi sportiv e kanë pa në ëndërr pjesëmarrjen në lojëra olimpike.

Ai tha se Majlinda dhe Nora janë të përgatitura mirë, por që megjithatë ai tha se vetë pjesëmarrja në lojërat olimpike i bënë ata që të shkojnë kryelartë dhe me një kënaqësi të madhe.

Kuka:  Ju e keni shansin, ne kemi ëndërruar pjesëmarrjen në lojëra olimpike

“Ju e keni shansin. Me vetë faktin që ne po shkojmë atje është shumë fitore e madhe. Po flas tash prej këndit sportiv se sa e kemi pa në ëndërr pjesëmarrjen në lojëra olimpike, është diçka e jashtëzakonshme. Për këto tjera besoj që me të vërtetë është punuar mirë. Majlinda e Nora janë përgatitur mirë. Nëse ka drejtësi në sport, e ka me u shpaguar  mundi besoj që ka me na u shpaguhet në mënyrën më të mirë. Megjithatë vetë pjesëmarrja atje jo vetëm me ftesë por edhe në lojërat olimpike na bënë që të shkojmë kryelartë me një kënaqësi të madhe”, tha Kuka.

Kampionët e Kosovës, gati për Rio 2016

Ekipi Olimpik i Kosovës, i cili do ta përfaqësojë shtetin tonë në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit ka pranuar uniformën për Lojërat Olimpike në Rio 2016.

Gjatë pranimit të këtyre uniformave nga Komiteti Olimpik i Kosovës, është bërë e ditur se ato janë të përkohshme dhe ekipi olimpik i Kosovës do të pajiset me uniforma zyrtare në Rio de Janiero të Brazilit.

Ndërkaq, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala gjatë ditës ka takuar kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, duke thënë se vet pjesëmarrja në Rio 2016 është sukses për Kosovën.

Shala ka shtuar se kjo është një ngjarje e rëndësishme për Kosovën duke thënë se përfaqësuesit e Kosovës në Rio do të shkojnë dhe do të kthehen si fitues.

Besim Hasani kryetar i KOK tha se kjo ngjarje është më shumë se sportive, duke e cilësuar atë si historike. Ai premtoi se përfaqësuesja kosovare do të japë maksimumin në Rio.

Edhe xhudistja, Majlinda Kelmendi ka premtuar se do të japë maksimumin në këtë ngjarje, duke kërkuar që të shijohet ky moment.

“Ta shijojmë momentin, të japim maksimumin mos të merremi me fjalët. Edhe presidenti erdhi, ndërsa ne kemi punën tonë", tha Kelmendi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat