Kryetari Sokol Haliti para nisjes për në LO në Rio priti reprezentuesen e Kosovës Urata Rama

Sporti

Kryetari Sokol Haliti para nisjes për në LO në Rio priti reprezentuesen e Kosovës Urata Rama

Nga: Aziz Zuka Më: 29 korrik 2016 Në ora: 16:50
Pamje nga takimi i Urata Rames me kryetarin Haliti

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka organizuar  të premtën një pritje solemne për reprezentuesin e Kosovës në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Urata Rama,  nga Pozharani  i Vitisë si dhe komunitetin sportive të Komunës së Vitisë.

Në këtë pritje krahas kryetarit Haliti, morën pjesë edhe Naim Pira, kryesues i Kuvendit Komunal, Kaltrina Sylejmani, drejtoreshë për kulturë rini e sport dhe Emrush Azemi përgjegjës për sport në Komunën e Vitisë.

Urata Rama,  është anëtare e KSH”Jeton Rama”  të vitisë  dhe është është në mesin e 8 sportistëve të cilët përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.Ajo  në këto gara merr pjesë si shenjëtare në disiplinën e gjuajtjes me pushkë ajrore në distancë 10 m.

Kryetari Haliti, ka thënë se pjesëmarrja e reprezentacionit të Kosovës në Lojërat Olimpike, është një e arritur e madhe e sportit kosovar në përgjithësi, por më e veçanta për Komunën e Vitisë, është fakti se në përbërjen e këtij reprezentacioni është edhe Urata Rama sportiste nga Komuna e Vitisë.

 “ Si komunë ndihemi krenar që në mesin e ekipit të Kosovës në lojërat olimpike kemi edhe përfaqësuesen tonë Urata Rama, të cilën e kemi mbështetur dhe vazhdojmë ta mbështesim në arritjen e rezultateve me të cilat po na bënë krenar jo vetëm ne por gjithë Kosovën”, ka thënë kryetari Haliti, dhe ka shprehur besimin e plotë shenjëtarja  Urata Rama edhe në LO do të shënojë rezultate që do të vlerësohen.

 E, Urata Rama, reprezentuese e Kosovës në LO në Rio, është  shpreh se është  e përgatitur mirë që ta prezantoi Kosovën sa ë mirë në këto gara. “Falënderoi kryetarin Haliti si dhe DKRS për mbështetjen që më kanë ofruar në arritjen e rezultateve ditë deri tanishme si dhe për përgatitjet për Lojërat Olimpike. Kurse Kaltrina Sylejmani, drejtoreshë për kulturë rini e sport, ka thënë se kjo drejtori me gjithë kapacitetet veta ka mbështetur Urata Ramën drejt arritjes së këtij rezultati që vlerësohet në gjithë vendin. Pos Uata Rmës normën olimpike për në Rio e kishte arritur edhe shenjëtarja Lumturije Rama, por për shkak ftesave të kufizuara për Kosovën ajo nuk do të jetë pjesë e këtyre lojërave olimpike.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat