Flamuri do të ngrihet edhe më lartë me sukseset e sportistëve tanë, thotë Hoxhaj

Sporti

Flamuri do të ngrihet edhe më lartë me sukseset e sportistëve tanë, thotë Hoxhaj

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 21:52
Foto nga ngjarja

Kreu i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kosovarët po jetojnë ëndrrën e pjesëmarrjes historike në një Olimpiadë si shtet.

“Kosova po bëhet çdo ditë. Me shumë sfida dhe suksese njëkohësisht. Këtyre ditëve po e jetojmë ëndrrën e pjesëmarrjes së Kosovës si shtet për herë të parë në Olimpiadë. Asnjë dyshim se flamuri ynë do të ngrihet edhe më lartë me sukseset e sportistëve tanë”, ka thënë Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat