Të shtëna në Austin, një e vdekur dhe 3 të plagosura

Amerika

Të shtëna në Austin, një e vdekur dhe 3 të plagosura

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 13:43
Nga vendi i ngjarjes

Si pasojë e dy episodeve të dhunës në Austin të Teksasit, ka ndërruar jetë një 27-vjeçare si dhe janë plagosur 3 të tjera.

Sipas mediave amerikane, policia dha alarmin e u kërkoi njerëzve t’i qëndrojnë larg qendrës së qytetit pas të shtënave të regjistruara atje. Ndërkohë 27-vjeçarja vdiq nga goditja me plumb në kokë, një tjetër është në gjendje të rëndë, ndërsa dy gra mësohet të jenë qëlluar me thikë.

Njerëzit i ka përfshirë paniku e janë shtyrë të largohen kush e kush më parë.

Policia ka deklaruar se situata është nën kontroll, por ende nuk ka njoftuar nëse agresori është ndaluar.

(10:31) Të shtëna me armë zjarri në Austin të Teksasit, dyshohet për disa viktima

Policia e Austinit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lënë një mesazh –paralajmërues për qytetarët e tij në rrjetin social “Twitter”: “Të shtënat ende aktive kanë shkaktuar shumë viktima. Qëndroni larg qendrës.

Mesazhi është lënë mesnatën e së dielës me orën lokale. Ndërkohë policia shtoi se janë dëgjuar disa të shtëna të ndara në të njëjtën zonë, por nuk konfirmon se sa agresorë besohet të jenë përfshirë në këtë incident, apo vendin se ku mund të ketë ndodhur ai.

Ende nuk bëhet e ditur se, sa persona mund të jenë qëlluar, edhe pse mediat lokale raportojnë për një të vdekur në kryeqytetin e Teksasit.

Një stacion lokal lajmesh KXAN, ka cituar burime shëndetësore të thonë se viktimat janë përhapur në mbarë zonën, duke shtuar se shërbimet e emergjencës janë përgjigjur në kohë dhe ndodhen pranë vendngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat