Gjimmastikë, Biles siguron të artën e katërt në Rio

Sporti

Gjimmastikë, Biles siguron të artën e katërt në Rio

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 00:44
Simone Biles

Triumfon sërish Simone Biles. Gjimastia amerikanë fitoi medaljen e artë në gjimnastikën e lirë. 19-vjecarja grumbulloi në total 15.966 pikë, dule lënë pas bashkëkombasen e saj Alexanda Raisman, që fitoi të argjendën, ndërsa në vendin e tretë për medaljen e Brozntë e rendit britanikja Amy Tinkler.  Biles është një ndër yjet që po shkëlqen më shumë në Rio 2016. Ajo fitoi medaljen e katër të artë, duke barazua notaren Katie Ledecky. Gjithashtu Biles fitoi edhe një medalje të bronztë në traun e ekulibrit. Gjermani Fabian Hambuechen grumbulloi 15.766 pikë në paralelen hirozntalë, duke fituar medaljen e artë në gjimanstike. Pas tij u renditën Danell Leyva i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Nile Wilson i Britanisë së madhe.

Në mundje në stilin greco-romak në kategorinë 98 kg triumfoi armeni Artur Aleksyanian, që mposhti në finale kubanezin Yasmany Daniel Lugo Cabrera. Shqiptari Elis Guri, që garon për Bullgarinë u eliminua në fazën e 1/8 nga suedezi Fredrik Schon.

Në kategorinë 66 kg në shkallën më të lartë të podiumit u ngjit serbi Davor Štefanek, që mposhti në finale  armenin Migran Arutyunyan. Robson Donato Conceição u shpall kampion olimpik në boks në peshën e lehtë. Braziliani i dhuroi një tjetër medalje të artë vendin organizator të Lojërave Olimpike, një objektiv i paarritur ësnjehëre më parë nga një boksier brazilian.  Në finale Conceicao mposhti francezim Sofiane Oumiha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat