Skënderbeu nënshkruan me iranianin Karimi

Sporti

Skënderbeu nënshkruan me iranianin Karimi

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 23:08
Nenshkrimi

Skënderbeu bën një tjetër goditje në merkat duke zyrtarizuar afrimin e sulmuesit 18-vjeçar iranian, Reza Karimi. Lajmin e bën të ditur klubi korçar që a publikuar edhe foton zyrtare të lojtarit me presidentin e kampionëve të Shqipërisë, Ardjan Takaj. Sulmuesi ka hedhur firmën që do ta lidhë me Skënderbeun për tre sezonet e ardhshme. Ai është një prej talenteve të futbollit iranian dhe në Korçë konsiderohet investim për të ardhmen e skuadrës. Karimi e ka nisur karrierën si profesionist në radhët e Shahrdari Ardabil në vitin 2013, ndërsa sezonin e fundit u aktivizua në formë huazimi te malajzianët e renz United. Në vitet 2012-2014 Karimi ishte pjesë e kombëtares iraniane të 17-vjeçarëve ku në 17 ndeshje realizoi 12 gola ndërsa me fanellën e 20 vjeçarëve është aktivizuar vetëm 9 ndeshje. Blerja e Kariit pason atë të mbrojtësit Gledi Mici, i cili vetëm pak ditë më parë nënshkroi për dy vjet me bardhekuqtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat