Pritet të jetë nxehtë në pingpong

Sporti

Pritet të jetë nxehtë në pingpong

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 13:11
Pamje nga një garë

Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e javës së gjashtë të kampionatit ekipor të Kosovës për vitin 2016 në pingpong. Garat do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, me 24 dhe 25 shtator duke filluar nga ora 10 00, në Prishtinë. Të shtunën do të zhvillohen garat në Ligen e Juniorëve, ndërsa të dielën garat në Superligë dhe në Ligen e pare. 
Në ligën e juniorëve do të zhvillohen xhirot e 15, 16 dhe 17, do të ketë shumë ndeshje interesante e derbi kryesor pritet te jete ndeshja ndermjet Theranda 1 (j) dhe Hasan Prishtina (j).  Të dielën në kalendarë janë ndeshjet e Superligës dhe të Ligës së parë për meshkuj. Në garat e superligës, që do të fillojnë nga ora 10 00 ndeshja derbi e xhiros së dhjetë pritet të jetë ndeshja Dodona vs Ahmet Hoxha. Edhe në xhiron e njëmbëdhjetë do të ketë ndeshje shumë interesante, e derbi konsiderohet ndeshja ndërmjet dy ekipeve nga Prizreni, Prizreni dhe Lidhja e Prizrenit.  
Në ligën e parë të meshkujve në xhiron e dhjetë derbi konsiderohet ndeshja ndërmjet dy pretenduesve për të hyrë në superligë, që ka rastisë të jenë dy ekipet nga Vushtrria, Vushtrria dhe Hasan Prishtina.Kështu që pritet të jetë nxehtë në pingpong sidomos në aspektin sportiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat