MotoGP, Rossi sulmon spanjollët: Më vodhën titullin 2015

Sporti

MotoGP, Rossi sulmon spanjollët: Më vodhën titullin 2015

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 20:42
Valentino Rossi

Valentino Rossi rikthen tensionin dhe akuzat në MotoGP, duke drejtuar gishtin nga pilotët spanjollë. Pavarësisht shtrëngimit të duarve në Barcelonë, “Doktori” nuk e harron të kaluarën.

“Është e qartë që ma vodhën botërorin e vitit 2015. E bën në një mënyrë që nuk e prisja. Ajo që ndodhi në tre garat e fundit të sezonit të kaluar ishte e pabesueshme. Sjallja e Marquez ishte e turpshme dhe besoj se kjo ia ul vlerën titullit të Lorenzo-s”, deklaroi numri 46 për britaniken “BT Sports”.

Gjatë intervistës së dhënë, Rossi pranoi se pavarësisht asaj që ndodhi në fund, Jorge Lorenzo zhvilloi një sezon shumë të mirë, duke e rivalizuar garë pas gare, në mënyrë spektakolare.

“Reagimi im në fillim përmbante nervozizëm dhe zemërim dhe kjo të orienton drejt gabimeve. Duhet të dish si ta kthesh këtë situatë në energji pozitive”, shtoi pezarezi, që nënvijëzoi se “me 320 pikë të grumbulluara, në 9 raste nga 10 të mundshme çdo pilot do të fitonte titullin kampion”.

Me deklaratat e fundit, Valentino Rossi tregon se problemet ndërmjet dy pilotëve të Yamaha-s është e vështirë që të sheshohen. Disa plagë vështirë se mund të shërohen, edhe kur kanë kaluar 11 muaj. Mbi të gjitha kur të mohojnë titullin e dhjetë botëror në moshën 36-vjeçare, pas një sezoni praktikisht perfekt nga “Doktori”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat