Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes FEFS-së dhe SHGSK-së

Sporti

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes FEFS-së dhe SHGSK-së

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 16:33
Pamje nga nënshkrimi

Një ndër projektet më të rëndësishme të Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës është zgjerimi i bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës, përkatësisht me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporit. Hap i madhë në këtë drejtim është bërë të hënën, në ambientet e FEFS-së, ku dekani i këtij fakulteti, Musa Selimi dhe kryetari i SHGSK-së, Arlind Grantolli nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Selimi deklaroi që kjo marrëveshje do ti lëviz gjërat përpara dhe do të shërbej si ndihmë për kalimin e problemeve më të cilat ballafaqohet Fakulteti që ai drejton.

“Besoj fuqishëm që gazetarët sportiv do ta senzibilizojnë çështjen e problemeve me të cilat ballafaqohen studentët tanë që janë në mungesë të infrastrukturës dhe shpresoj që do të japin kontribut të çmueshëm që ky problem madhorë për organizmin e kësaj njësie akademike të Universitetit të Prishtinës të ndodhë sa më shpejt që është e mundur. Përmbledhja e pikave të cilat i kemi në marrëveshje shpresojmë që do të realizohen në përpikëri. Tash e tutje do të jetë një bashkëpunim shumë i ngushtë” deklaroi Selimi.

Bashkëpunimin me FEFS-në, kryetari i SHGSK-së, Arlind Grantolli e cilësoi si e mirë e përgjithshme e gjithë shoqërisë.

“Para se gjithash kjo i kontribon komuniteti arsimor dhe gazetaresk, por edhe gjithë shoqërisë në përgjithësi. Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah Universitetit sa herë që ajo është e nevojshme dhe pres të kemi bashkëpunim shumë të mirë sidomos në lëmin e sporteve të cilat janë më pak të mbuluara në vendin tonë. Nga sot bashkëpunimi do të jetë shumë më i madhë me Fakultetin e Edukatës Fizike dhe Sportit.”

Studentët e FEFS-së, në muajin nëntor pritet të garonë një Universiadën Ballkanike në Kroaci. Dekani Musa Selimi, deklaroi që kjo ngjarje duhet të mbulohet nga mediet.

“Në fazën e parë presim që të realizohet një kërkesë e jona që të marrim pjesë në Universiadën Ballkanike që do të mbahet muajin e ardhshëm në Kroaci dhe unë premtoj publikisht që një anëtar i SHGSK-së do të vijë të përcjellë dy disiplina, basketboll dhe volejboll. Ky është një hap i vogël por duke filluar nga hapat e vegjël mendoj që duhet të bëjmë punë të mëdha dhe bashkëpunimi duhet të jetë i sinqertë. Ne kemi nevojë shumë të madhe që mediat ti përcjellin aktivitetet tona dhe garat në të cilat do të marrim pjesë” deklaroi në fund Selimi.

Prezent në këtë ngjarje ishin edhe studentet e vitit të parë të FEFS-së, të cilët e shprehën interesim të madh që në të ardhmen e afërt të përfitojnë nga ky bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat