Ja rezultatet e notarëve të Kosovës në Kampionatin Botëror

Sporti

Ja rezultatet e notarëve të Kosovës në Kampionatin Botëror

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 11:02
Meriton Veliu gjatë një gare

Në Kampionatin e 13-të Botëror të notit në pishina të shkurta, që po zhvillohet në Windsor të Kanadasë, në ditën e parë janë paraqitur notarët Meriton Veliu dhe Melisa Zhdrella. Të dy notarët patën paraqitje të mirë dhe arritën këto rezultate: Meriton Veliu garoj në disiplinën 100 metra bretkocë dhe arriti kohën 01.10.67 minuta dhe u rendit në vendin e 87-të nga 98 sportist pjesëmarrës. Melisa Zhdrella garoj në disiplinën 50 metra bretkocë dhe arriti kohën 00.34.00 dhe u rendit e 45 nga 60 pjesëmarrës, notarja Zhdrella arriti edhe ta përmisoj rekordin shtetëror në këtë disiplinë duke e përmirësuar për rreth 98 të qindtat e sekondës dhe duke u ngritur në 607 pikë FINA”, thuhet nga Federata e Notit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat