9 medalje nga Kroacia, ja sa shpërblehen karateistet e Kosovës

Sporti

9 medalje nga Kroacia, ja sa shpërblehen karateistet e Kosovës

Më: 16 janar 2017 Në ora: 12:20
Alma Loki me kryetarin e FKK-së, Ismet Krasniqin

Ka përfunduar turneu prestigjioz Grand Prix Croatia qe u mbajt në Samobor te Kroacisë. Kombëtarja e Kosovës në karate ka fituar 9 medalje. Garuesit e Kosovës shkëlqyen në një turne me një konkurrencë shumë te madhe, ku morën pjesë 2098 garues nga 27 shtete.  U fituan gjithsejtë 9 medalje ( një e artë 4 te argjendta dhe 4 te bronzta).

Alma Loki e artë në disiplinën e katave, ku tregoi një paraqitje te shkëlqyer ne demonstrimin e katave. Në një konkurrencë shumë te fort në kategorinë e kadeteve, ku morën pjese 32 garuese Alma Loki doli fitues duke lenë prapa shumë garuese te njohura te shteteve te ndryshme evropiane. Deri në finale duke fituar nga 4 luftëra arritën me një paraqitje shumë të mirë edhe Fortesa Orana, Gresa Zhitia dhe Adelina Rama te cilat fituan vendin e dytë dhe u stolisen me medaljen e argjendtë. Vlen te ceket se Fortesa Orana në finale për kundërshtar kishte Iryna Zaretska kampionen evropiane. Fortesa me këtë paraqitje ndaj ukrainases tregoi përgatitje te lartë fizike dhe tekniko taktike, ku me këtë tregoi se është nder garueset pretendente për titullin evropianes pse jo edhe te botës. Paraqitje shumë te mirë tregoi edhe Melos Gashi i cili arriti te fitoi medaljen e argjendtë (vendi i dytë kumite). Medaljen e bronztë e fitoj edhe Albulena Gërvalla, duke zënë vendin e tretë ne disiplinën e juniorëve 16-17 vjeçare në kategorinë deri ne 53 kilogram. Festina Curri e bronztë (vendi i tretë) në kumite në grupmoshën për kadet kategoria + 54 kilogram.

Albinot Selmani i bronztë (vendi i tretë) në kumite në grupmoshën për kadet kategoria deri në 52 kilogram.

Arlind Selmanaj i bronztë (vendi i tretë) në kumite në grupmoshën për kadet kategoria deri në 41 kilogram.

Paraqitje shumë te mirë po tregon edhe gjyqtari ndërkombëtar Fidan Qorolli.

Ketë turne është duke përcjellë me për se afërmi edhe kryetari i Federatës se Karatesë se Kosovës Ismet Krasniqi i cili është shumë i kënaqur me paraqitjen e te gjithë garuesve.

Vlen te theksohet se kryetari i FKK-së Ismet Krasniqi në emër te bordit të FKK-së shpërblen te gjithë fituesit e medaljeve me nga 50 euro. Kjo është vetëm një hap i stimulimit te garuesve drejt masivizimit te karatesë, njofton Federata e Karatesë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat