Ja emrat e federatave dhe delegatëve kundër KOK-ut!

Sporti

Ja emrat e federatave dhe delegatëve kundër KOK-ut!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2017 Në ora: 12:31
Besim Hasani në KoK

Kryetarit të Komitetit Olimpik, Besim Hasanit, nuk po i shkruhet mirë. Disa federata dhe delegatë kanë mbledhur nënshkrimet për anulimin e Kuvendit zgjedhor të Komitetit Olimpik të Kosovës, që u mbajt me 21 dhjetor të vitit të kaluar në Prishtinë. Sepse sipas ttyre nuk ka qenë i rregullt dhe janë shkelur disa procedura.  “Secili delegat vepron në mënyrë të pavarur”, thotë një burim që ka dorëzuar kërkesën në Ministrinë e Sportit.  Ai ka treguar edhe emrat e federatave që kanë kërkuar anulimin e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor. “Nuk kemi asgjë personale me Besim Hasanin.  Federata që kanë kërkuar anulimin e Kuvendit janë: Pingonpongu, Mundja, Atletika, Kick-Box-i, Sporti Shkollor dhe Alpinizmi-Bjeshkataria. Kryetar të Federatave që kanë nënshkruar janë:  Nehat Çitaku, Naim Muja, Halil Sylejmani, Fatmir Makolli, por janë edhe Jeton Beqiri dhe Besire Domaniku nga Pingpongu, Sanije Krasniqi dhe Durim Berisha (Mundje)”, ka thënë një burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat