Mbahet turneu ballkanik i boulling-it në Prishtinë

Sporti

Mbahet turneu ballkanik i boulling-it në Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 17:38
Ilustrim

Zyrtarët e Federatës së Bowling-it të Kosovës konfirmojnë se gjithçka është gati për turneun ballkanik të boulling –ut që do të zhvillohet (17-19 shkurt) në kryeqytetin e Kosovës. “Në kuadër të Federatës Evropiane, në të cilën Kosova është organizatore mbahet turneu ballkanik në boulling në qendrën ‘Albi Mall’ në Prishtinë. Është viti i katërt që organizohet ky turne, por këtë vit është edhe ai aprovuar nga Federata Evropiane. Një fat për ne, pasi tash jemi pjesë edhe e Federatës Evropiane dhe asaj botërore. Ky turne do të jetë tradicional, ndërsa do të marrin pjesë: Bullgaria, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia, Mali i zi, Greqia Qipro, Irlanda, Kosova, Rumania dhe Bosnja e Hercegovina”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” Mirsad Sejdiu, sekretar i federatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat