KOK-u dërgon 15 sportistë në përgatitje

Sporti

KOK-u dërgon 15 sportistë në përgatitje

Më: 17 maj 2017 Në ora: 17:27
Pamje nga një mbledhje

Pas rreth gjashtë orë diskutim e debat, Bordi shqyrtoi një mori temash, derisa për shumicën prej tyre mori vendime si në vijim: Fillimisht u vlerësua lartë Konferenca e parë Mjekësore e organizuar nga KOK-u me temën: "Lëndimet Sportive - Perspektiva Ortopedike dhe Traumatologjike", në të cilën ligjëruan 12 specialistët më eminentë të vendit. Poashtu, u vendos që Konferenca e ardhshme mjekësore të mbahet më 9/10 Maj 2018.

Bordi autorizoi Komisionin Mjekësor të KOK-ut të hulumtojë dhe propozojë përvojat më të mira të mbështetjes për sportistët elitarë dhe olimpikë me rastin e lëndimeve të tyre. Bordi Ekzekutiv tutje shqyrtoi dhe miratoi me unanimitet të plotë raportin financiar të KOK-ut për tre mujorin e parë, 01 Janar 2017- 31 Mars 2017.Më pas u diskutua rreth përgatitjeve që po bënë KOK-u për Festivalin Olimpik për të Rinj “Gyor 2017”, që do të mbahet nga 23-29 Korrik 2017, në Hungari, në të cilin Kosova do të përfaqësohet me 15 sportistë të pesë sporteve të ndryshme. Me këtë rast Bordi vendosi që këta sportistë të dërgohen në kampe stërvitore të përbashkëta, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të këtyre sportistëve.

Poashtu, u bë e ditur se KOK-u ka fituar grantin nga Solidariteti Olimpik i KON-it në vlerë 80 mijë dollar për tri vite të ardhshme për përgatitjen e sportistëve për këto gara: EYOF Gyor, 2017, Hungari; Lojrat Mediteriane, Tarragona, 2018, Spanjë; EYOWF Sarajevë, 2019, B. Hercegovinë; Lojrat Evropiane, Minsk, 2019, Bjellorusi; si dhe EYOF, Baku, 2019, Azerbajxhan.Me vendim unanim, Bordi miratoi kërkesën e Federatës së Xhudos së Kosovës drejtuar KOK-ut për rekomandim MKRS-s, për shpërblimet e Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës, si dhe trajnerit të tyre, z. Driton Kuka, fituese të medaljes së artë, gjegjësisht të bronztë në Kampionatin e fundit Evropian, bazuar në rregulloren e MKRS-s.KOK-u do të aplikojë në projektin për sportin ekipor nga Solidariteti Olimpik në vlerë 100 mijë dollarë për katër vitet e ardhshme, shumë kjo që mund t’i ndahet njërës nga katër federatat ekipore. Se për cilën federatë do të vendos BE i KOK-ut në ditët në vijim.

Poashtu, Federata e Sporteve Universitare të Kosovës me vota unanime u bë anëtare e përkohshme e KOK-ut deri në Asamblenë e radhës dhe u vendos për dhënien e letër-rekomandimit për aplikim për njohje nga FISU. Bordi diskutoi edhe për përgatitjet që po i bënë KOK-u për Ditën dhe Javën Olimpike, e cila do të mbahet më 25 Maj 2017, në të cilën do të marrin pjesë rreth 2 mijë fëmijë, si dhe përgatitjet për Ditën Ndërkombëtare, Sporti dhe Ambienti, që do të mbahet më 5 Qershor 2017, si dhe për një sër aktivitetesh tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat