Bota e motoçiklizmit është në ankth për Nicky Hayden. Piloti 35-vjeçar amerikan, ish-kampioni i MotoGP në vitin 2006 dhe sot i angazhuar në Superbike me Honda, ishte viktimë e një aksidenti të tmerrshëm me makinë.
Hayden ishte me biçikletë në Rimini, kur u përplas me një makinë. Menjëherë u dërgua në spitalin e Riminit, por kushtet e tij vazhdojnë të jenë shqetësuese.
Incidenti ndodhi jo shumë larg autodromit të Misanos, ku Hayden po pedalonte me një grup çiklistësh. Papritmas u përplas me një Peugeot 206 që drejtohej nga një 30-vjeçar.
Kampion i Kentucky-t depërtoi në xhamin e përparmë, ndërsa biçikleta e tij përfundoi në një gropë me ujë pranë rrugës.
Ai ndodhet në prognozë të rezervuar për shkak të një traume të rëndë abdominale dhe kranike. Ende nuk është i vetëdijshëm raporton Sport Mediaset.