Me çfarë qëllimesh provokohen fëmijët?

Sporti

Me çfarë qëllimesh provokohen fëmijët?

Më: 23 maj 2017 Në ora: 11:56
Pamje nga gara Ballkanike në Stamboll

Skandaloze: “Kosova është Serbi”, anojnë fëmije nën moshën 13 vjet! Të anosh në mënyrë korrekte është pjesë e sportit, por të anosh me prapavijë politike – nacionaliste kjo është e patolerueshme e sidomos kur e njëjta aplikohet nga fëmijë nën moshën 13 vjeç. Kjo fatkeqësisht ndodhi në Kampionatin Ballkanik në Stamboll ku prezent ishte edhe portali i vetëm për sporte luftarake “Arena Ring”. Fëmijët sigurisht mirë të organizuar nga persona me më moshë më të madhe grupoheshin dhe formonin një horr, në një anë Serbia e Mali i Zi, kurse në të tjetrën pjesë Turqia dhe Bosnja e Hercegovina. Shikues mbetën Maqedonia, Kroacia dhe Kosova. Por kjo e fundit drejtpërdrejt edhe u provokua dukë thirrur “Kosova e Serbia”.

Normal duhet cekur se kishte edhe anime normale duke thirr shtetet që këto grupe ishin. Shtrohet pyetja tani, se me çfarë qëllimesh provokohen fëmijët që të anojnë kështu dhe të njëjtit ti fusin në rizik eventual, a thua këta fëmijë a kishin përgjegjës në këtë udhëtim dhe se kush duhet tani të dënohet. Shpresojmë se kësi lloj ngjarjesh të shohim sa më pak në evenimente të tilla, pasi sporti së pari është garë por edhe socializim me fëmijët tjerë, e assesi të futet në kokën e një 10 vjeçari politika. Turp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat