KOK prezanton sportistët që shkojnë në Festivalin Olimpik Evropian

Sporti

KOK prezanton sportistët që shkojnë në Festivalin Olimpik Evropian

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 16:52
Konferenca për media

Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar 14 sportistët që do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj, i cili do të mbahet në Gyor të Hungarisë.

 Presidenti i KOK, Besim Hasani ka kërkuar përkrahje sa më të madhe për këta sportistë sepse ata kanë dhënë dëshmi se janë segment i rëndësishëm për ngritjen e imazhit të Kosovës.

Hasani tha se Kosova në këtë festival merr pjesë për herë të dytë.

Ai më tej tha se sportistët kanë kryer përgatitjet paraprake dhe së bashku me ekipin do të udhëtojnë nesër për në Gyor ku do të qëndrojnë 10 ditë.

Festivali Olimpik Evropian për të rinj fillon më 23 korrik dhe do të mbaroj më 27 korrik. Kosova do të përfaqësohet nga sportistët në katër sporte: tenis, notim, vrapim dhe xhudo.

 

Image
Konferenca për media
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat