Garat, atraksione për dashamirët e automobilizmit

Sporti

Garat, atraksione për dashamirët e automobilizmit

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 14:12
Gara Drag Race 2017

Mbi 120 garues nga Kosova, Kroacia, Maqedonia, Shqipëria kanë bërë provat për garën Drag Race 2017, e cila do të mbahet nesër në pistën e fshatit Sllatinë të Fushë Kosovës.

Të pranishmit u argëtuan edhe nga ata që bën akrobacione të ndryshe, ndërsa i ftuari special, kroati Matia Podrash demonstrojë akrobacione me motor, të papara deri më tani në vendin tonë.

Kryetarit të Federatës të Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi ka thënë se në garën e sivjetme të automobilizmi po marrin pjesë mbi 120 garues, dhe janë optimist se edhe gjatë ditës së diel do të ketë ardhje të reja.

Rexhepi: 120 garues kanë aplikuar nga Kosova dhe vendet rajonale

 “Garues këtu po sillet kah 80-90- 100, mbi 100 tash kanë apliku mbi 120 por ta këqyrim sot sa kanë me ardh edhe sigurisht edhe nesër vjen dikush......Si rezultat i faktit se kjo disiplinë  edhe faktikisht për ditë po shkon duke u zhvilluar më tepër, edhe vet federata po bon njëfarë eksperience që do të thotë po rritet edhe besimi, edhe për vendet tjera, kështu që tash kemi garues edhe nga Kroacia pa i harru edhe i gjithë stafi menaxhues këtu është nga Kroacia sepse disiplina është mjaftë e ndjeshme, ka rreziqe po ka edhe specifikat e veta, realisht tash për tash i kemi nga Kroacia, Maqedonia, Shqipëria, mirëpo po besojmë që vitin tjetër do të jetë edhe më mirë“, tha ai.

Rexhepi ka thënë se ka shumë mangësi në infrastrukturën e pistës, megjithatë ata po bëjnë maksimumin për të pas një siguri, ashtu siç kërkohet.

Rexhepi: Nuk jam i kënaqur me organizimin

“Unë s’jam i kënaqur me organizmin se jam vetë këtu, kështu që unë e di që ka shumë mangësi ,mirëpo po bëjmë maksimumin duke e marrë parasysh që kjo pistë faktikisht për 10 muaj, 11 muaj ka qenë e bllokuar prej KFOR-it edhe na faktikisht 10 ditë i kemi pasur kohë për me përgatitur, shihni edhe vet se sa ka infrastrukturë për mu bo kjo, gjithherë me qëllimin më të mirë që siguria në asnjë moment nuk guxon mu cenuar”,shtoi ai.

Sipas kryetarit të FASK-ut, Ismet Rexhepi, piloti më i shpejt i garës automobilistike  do të shpërblehet me një pushim veror të cilën do të ia ofrojë Federata e Auto Sportit të Kosovës, ndërsa, fituesve të tjerë, të ndarë nëpër klasa, do t’iu ndahet shuma e mbledhur nga aplikimet  e garuesve.

Shuma prej 30 eurosh ka qenë starti për të gjithë ata që kanë dashur të jenë pjesë e kësaj gare.

Ndryshe, të dielën do të mbahet gara finale. Edhe sivjet koha do të matet nga ekipi profesionist AK Slavonia nga Kroacia.

Image
Gara Drag Race 2017
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat