Mimoza Kusari: Disa njerëz frikohen nga zjarri

Sporti

Mimoza Kusari: Disa njerëz frikohen nga zjarri

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 13:02
Geta Beqa në mesin e bildereve

Ish kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, njëherësh kryetare e Partisë Alternativa e Kosovës, është e lumtur që një grua si bilderja Geta Beqa është kampione e botës.  Ajo e përgëzon për sukseset Getën e cila bëri mrekullinë dhe befasoi tërë botën jo vetëm sportive.

“Disa njerëz frikohen nga zjarri, disa gra bëhen vetë zjarri... Grua, Nënë, bashkëshorte e përcaktuar të pushtojë Botën.. Edhe një grua në majë të Botës: Geta Beqa e arritur për mrekulli si e para e IFBB”, shkruan Kusari. Në fakt, Kusari nuk ka ditë që nuk del të vrapojë, sepse e ka për zemër sportin dhe synon gjithmonë ta sfidojë veten edhe aty ku nuk munden as profesionistët!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat