KOK-u feston 25 vjetorin e themelimit

Sporti

KOK-u feston 25 vjetorin e themelimit

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 13:07
Logo Komitetit Olimpik të Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës më 11 dhjetor 2017 (e hënë) organizon Gala Mbrëmjen, për të shënuar 3-vjetorin e pranimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, si dhe 25-vjetorin e themelimit të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ceremonia mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë, me fillim nga ora 19:15.

Ndër mysafirët e shumtë ndërkombëtarë, do të jetë edhe presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), z. Sheikh Al Sabah, i cili njëherit konsiderohet si njeriu i dytë i sportit, pas presidentit të KON-it, z. Thomas Bach.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat