Karabaxhaku, 14 vjeçar - triumfoi në turne

Sporti

Karabaxhaku, 14 vjeçar - triumfoi në turne

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 11:00
Fatih Karabaxhaku

Atë që sivjet e bëri Tomokazu Harimoto në pingpongun ndërkombëtar, dashamirët e pingpongut patën rastin të shohin edhe në arenën vendore, ku Fatih Karabaxhaku, vetëm 14 vjeçar, triumfoi në turneun më të vështirë të vitit që e organizon FPPK-ja, duke u bërë lojtari më i ri që fiton këtë turne që nga paslufta.

Fatihu ditën e parë e filloj shumë mirë ku i pati gjashtë fitore, duke fituar edhe ndaj shokut të tij të klubit, Kreshnik Mahmutit, prej të cilit patë humbur në top 12 junioret një janë më parë. Megjithatë si për ta bërë më interesant fundin dhe për të treguar se në pingpong asgjë nuk përfundon deri në poenin e fundit gjerat u komplikuan në ditën e dytë. Fatihu sot filloj me humbje ndaj Mentor Shabanit dhe Orhan Kurteshit, duke e bërë pretendent për vendin e parë Kreshnikun, i cili deri në ndeshjen e fundit nuk pati shumë probleme, por Mentor Shabani ishte më i përqendruar se Kreshniku dhe me goditje të forta fitoi me 3:1.

Duhet theksuar se në këtë turne munguan Rrahman Ademaj, Milot Makolli, Baton Çitaku si dhe Besart Domaniku, e po ashtu edhe Linor Çitaku dhe Yll Prestreshi që kanë pauzuar gjatë tërë vitit 2017, por cilësia e treguar nga të gjithë pjesëmarrësit tregon se niveli i pingpongut është duke avancuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat