Imeri: Reagim ndaj tavolinës suedeze të FNK-së

Sporti

Imeri: Reagim ndaj tavolinës suedeze të FNK-së

Nga: K.G. Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 13:41
Luigj Imeri

Prindi i notares së talentuar, Luigji, ka shumë pakënaqësi me drejtuesit e Federatës së Notit të Kosovës, i cili ia ka numëruar shumë gjëra!  Astrit Haliti është sekretar i përgjithshëm i FNK-së, ditë më parë iu përgjigj mes të tjerash Luigj Imerit: “Në vitin 2017 sportistja ka qenë e ftuar në reprezentacionin e Kosovës në not për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Sofje të Bullgarisë, dhe e njëjta nuk i është përgjigjur fare ftesës për pjesëmarrje, (përkundër faktit se i është paguar akomodimi dhe transporti për pjesëmarrje)”. “Reagim ndaj tavolinës suedeze të FNK-së.

I kundërpërgjigjem sekretarit të FNK-së z. Haliti ndaj reagimit tim të lëshuar dje me titull ‘Kriminalitetit i Radhës nga FNK-ja’. Unë si Prind i notares Sara Imeri kam obligim prindëror të mbroj të drejtën e saj duke qenë se ajo është e mitur, për këtë unë qëndroj plotësisht prapa reagimit të cilin kisha bërë dje.  Në këtë rast e konsideroj shumë të mirëpritur reagimin e z. Haliti sepse në rend të parë ai reflektoj dhe u identifikua me përmbajtjen e tekstit te publikuar nga unë! Përmbajtja e reagimit tim kishte të bënte ekskluzivisht me sportisten S. IMERI dhe Kampionati Evropian ne Danimarkë.

Ndërsa reagimi i z. Haliti ishte edhe një tentativë tjetër kriminale dhe manipulative për opinionin duke anashkaluar thelbin dhe duke u munduar të arsyetohet me elementet të tjera të së kaluarës të cilat opinioni as që mundet ti kuptoj. Për këtë ne vite me radhë kemi kërkuar ngritjen e një grupi punues profesional për ti ballafaquar argumentet dhe faktet që do të kishin hedh dritë mbi diskriminimin dhe manipulimin e FNK-së në raport me sportistët. Arsyeja që nuk është bërë ky grup punues është se përzgjedhësi i përfaqësuese z. Enver Hajredini ka dëshmuar me shkrim se ai është anashkaluar gjatë përzgjedhjes nga Sekretari z. Haliti dhe kryetari z. Rama me qëllime manipulative dhe diskriminuese për sportistët.

Image

Argumenti i përdorur kinse nuk paska marrë pjese S. Imeri ne garën të ashtuquajturën Kampionat Shtetëror në pishina të shkurtra, kjo reflekton edhe një manipulim të radhës, sepse kjo garë pikë së pari nuk mundet të quhet kampionat shtetërorë sepse i mungojnë disa disiplina olimpike (200 delfin, 800 & 1500 stil I lirë dhe 400 mix) së dyti nuk mundet të argumentohet me këtë sepse kjo garë nuk ka qenë kualifikuese për pjesëmarrje në kampionatin evropian në Danimarkë të paktën titulli i garës nuk thotë këtë, se treti në asnjë rregullore apo statut te FNK-se nuk është kriter pjesëmarrja në një gare të caktuar për pjesëmarrja në kampionat evropian. Shkojmë edhe me tutje si ka mundësi qe z. Haliti dhe grupi i tij kriminal kanë bllokuar regjistrimin klubit të sportistes Sara IMERI “KN RAINCA” a done te thotë kjo qe çdo gjë që ndërlidhet me sportisten e mitur Sara IMERI duhet të bllokohet! Unë kam dëshmi kur sekretarit z. Haliti i kam kërkuar programin e garës n’fjalë në emër të KN RAINCA me qellim pjesëmarrje në këtë garë por që ai nuk më është përgjigjur dhe tani thotë që nuk keni marr pjese në këtë garë! z.

Haliti si Sekretar i FNK-se dhe z. Rama si Kryetar jo-legjitim i FNK-së me qellim ( dashje ) nuk kanë përmbushur detyrën zyrtare për të parandaluar, ndërprerë shkeljet statutare dhe ligjore por kanë vepruar si grup kriminal në penalizmin dhe diskriminimin e sportisteve, kjo reflektohet edhe në këtë rast duke u sjellur sikurse përpara një tavoline Suedeze “merr atë qe do dhe lë ato që nuk do”.

I bëjë thirrje publike Sekretarit dhe Kryetarit te FNK-së dhe te gjithë mekanizmit institucional që janë të ndërlidhur me këtë sport “Notin” po ashtu edhe të gjithë gazetarëve sportiv që të shfrytëzoj rastin dhe të marrin pjesë në konferencën për shtyp me temën  “Noti në Kosovë” e cila do të organizohet me date 14.12.2017 ora 12h në hapësirat e pishinës Step-sport-center në Prishtinë ku para tyre do të flas z. Borut Petriç I njohur nga gjithë bota për kontributin dhe zhvillimin e këtij sporti ne botë. Ne veçanti vlen për Sekretarin z. Haliti sepse ne zyrën e tije e mbanë fotografin e z. Borut Petriq”, shkruan Imeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat