Ron Broja sportisti i vitit 2017 në Mitrovicë

Sporti

Ron Broja sportisti i vitit 2017 në Mitrovicë

Më: 13 janar 2018 Në ora: 21:06
Sportisti i vitit 2017 në Mitrovicë

Në ambientet e restorantit “Vila Lux”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), ka mbajtur ceremoninë e shpalljes së klubeve sportive dhe sportistit më të mirë për vitin 2017.

Në ceremoni ishin të pranishëm nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, legjendat e sportit mitrovicas dhe kosovar, sportistë tjerë të dalluar nga komuna e më gjerë, si dhe përfaqësuesit e klubeve sportiste dhe sportistët që u shpallën më të mirët për vitin 2017.

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, pasi i përshëndeti të pranishmit, tha se Mitrovica gjithmonë ka qenë fidanishte e vërtetë e sportistëve të talentuar dhe ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për krijimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Qendra Multifunksionale”SH.A në Mitrovicë ku sportisët tani kanë mundësi që ti shfrytëzojnë kushtet moderne që i ofron qendra OMNI Sport.

Nënkryetari Mujka në vazhdim ju premtoi sportistëve se komuna do të bëjë gjithçka që është e mundur që në vitin 2018,  të siguroj më tepër mjete dhe kushte për punë, në mënyrë që të vazhdojnë rrugën e sukseseve.

Juria profesionale, sportist të vitit 2017 shpalli futbollistin Ron Broja, futbollist i  Klubit të futbollit “Trepça 89”, ndërsa  çmimin “Lah Nimani”, ia ndau trajnerit të mirënjohur Bardhec Seferi. Klubi sportiv i vitit 2017 u shpall Klubi i futbollit “Trepça 89”.

Sportistë më të mirë të vitit, në sporte dhe kategori të ndryshme u shpallën Edis Ahmeti, atletikë, Edona Xhosha, volejboll, Lorena Haxha, basketbolliste, Lindrit Fetahu, hendboll, Burim Zekiqi, basketboll, Albina Deliu, atletikë, Fisnik Muharremi, boks, Valentin Sadiku, atletikë, Fisnik Hyseni, xhudo.

Gazetar sportiv i vitit u shpall Fatmir Beka, punëtor sportiv i vitit, Naim Hajrizi, trajner i vitit Taib Kabashi ndërsa refer i vitit Ftamir Tahiri.

Në ceremoni mirënjohje iu ndanë edhe shumë sportistëve aktiv, ish sportistëve dhe punëtorëve sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat