Në Pjongçang nisin Lojërat Paralimpike Dimërore

Sporti

Në Pjongçang nisin Lojërat Paralimpike Dimërore

Më: 9 mars 2018 Në ora: 09:57
Kore e Jugut

Lojërat më të mëdha Paralimpike Dimërore nisin sot në Pjongçang të Koresë së Jugut.

Një numër rekord prej 567 atletësh nga 48 vende, plus delegacioni i atletëve neutralë paralimpikë do të marrin pjesë në gara.

Në total do të ndahen 80 medalje në gjashtë disiplina.

Koreja e Veriut do të bëjë debutimin në Lojërat Paralimpike Dimërore me dy atletë, por ndryshe nga Olimpiada e muajit të kaluar, ku atletët e Veriut dhe Jugut kanë mashuar në ceremoninë e hapjes nën një flamur, dy vendet kësaj radhe do të mbeten të ndara.

Lojërat Paralimpike do të zgjasin deri më 18 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat