Bolt njofton se kur do të fillojë të luajë futboll

Sporti

Bolt njofton se kur do të fillojë të luajë futboll

Më: 22 mars 2018 Në ora: 11:50
Usain Bolt

Usain Bolt synon ta realizojë ëndrrën e tij për të luajtur futboll.

Kampioni dhe rekordmeni olimpik në garat e vrapimit 100 dhe 200, Usain Bolt ka lajmëruar se të premten do t’i nënshtrohet provës me Borussia Dortmundin.

Atleti nga Xhamajka nuk e ka fshehur asnjëherë fiksimin e tij për të luajtur futboll, ndërsa ëndrra e tij është të veshë fanellën e Manchester Unitedit.

“Të premten do të filloj provën me Borussian. Më pëlqen shumë të luaj në krahun e majtë dhe jam shumë i emocionuar. Shpresoj t’ia dal me sukses”, ka thënë Bolt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat